Protetika është degë e stomatologjisë e dedikuar për të bërë zëvendësime për dhëmbët e humbur ose të dëmtuar. Trajtimet e zakonshme protezike përfshijnë protezat (totale, parciale ose të skeletuara), implantet dentare, kurora dhe ura.
Kush ka nevojë për protezë?
Protetika mund të trajtojë një gamë të gjerë problemesh, si psh:
• Dhëmbë që mungojnë
• Dhëmbët e dëmtuar rëndë
• Dhimbje ATM ose mosfunksionim I tij
• Dhimbje në gojë ose në fytyrë
• Shqetësimet estetike